Skuadra e Manchester Cityt ka arritur të shkëputet prej dy pikëve ndaj rivalëve, Arsenal, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro para përfundimit të kampionatit.
Manchester City shënoi fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen pothuajse vendimtare ndaj Tottenhamit, duke iu afruar shumë pranë titullit të katërt radhazi të kampionit.
Erling Haaland shkëlqeu në fitoren e “qytetarëve” duke shënuar që të dy golat. Fillimisht Haaland shënoi në minutën e 52-të për 1:0, ndërsa vulosi rezultatin në minutat e kohës shtesë duke shënuar nga penalltia.
I jashtëzakonshëm në fitoren e Cityt ishte edhe portieri Stefan Ortega i cili arriti ta ndal goditjen e Son në minutën e 86-të, duke ia mohuar golin e barazimit.
Xhiron e fundit, Manchester City do të luaj me West Ham United, ndërsa Arsenali do të përballet me Evertonin.
Skuadra e Mikel Artetas duhet të shpresoj që City të mposhtet ose të barazoj me më pak gola se “Topçinjët” në xhiron e fundit.
Për Manchester Cityn do të ishte titulli i gjashtë i kampionit në shtatë vitet e fundit. Me këtë trofe, Pep Guardiola do të thyej rekordin e Sir Alex Ferugson duke u bërë trajneri i vetëm në histori të Premier League që ka fituar katër trofe radhazi.