Të fundit

I bëhet publik numri i telefonit, Ederson i qet mesazhet që ia dërguan tifozët e Arsenalit

Tifozët e Arsenalit i kanë shkruar disa mesazhe portierit të Manchester Cityt, brazilianit Ederson, pasi numri i tij rrodhi në internet të martën. 

Braziliani zbuloi se numri i tij personal i telefonit kishte rrjedhur në internet para ndeshjes së Cityt kundër Tottenhamit, duke bërë që tifozët e Arsenalit t’ia dërgonin një breshëri mesazhesh në një përpjekje për ta dekoncentruar portierin.

Ederson postoi një fotografi të bisedave të tij në WhatsApp me mbishkrimin: “Numri im u zbulua dhe kisha disa mesazhe komike”.

Një mesazh nga një tifoz i Arsenalit shkruante: ‘Përshëndetje zot i bukur brazilian, sa para i do për një natë të mirë sonte?’.

Sigurisht, ai aludonte për ndonjë gabim të Edersonit me Cityn që para ndeshjes ndodhej në vendin e dytë në renditje, me një pikë më pak sesa Arsenali.

Një tekst tjetër thoshte: ‘Mos mbroni asnjë goditje sonte. Përpara Arsenali’.

Por, Manchester City e fitoi ndeshjen e mbetur ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 dhe mori vendin e parë në renditjen e Premier Ligës me dy pikë më shumë sesa Arsenali. Titulli do të vendoset të dielën kur zhvillohet xhiroja e fundit në ligë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci