Të fundit

Surprizë e pakëndshme: Dua Lipa nuk performon në “Sunny Hill”

Festivali “Sunny Hill” rikthehet në kryeqytetin e Kosovës këtë verë, duke filluar nga data 25 deri 28 korrik.

Kastit të artistëve ndërkombëtarë e vendorë që do të performojnë, nuk do t’i bashkangjitet ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa.

Paparaci përmes burimeve të veta ka mësuar se Dua Lipa nuk do performojë në edicionin e sivjetmë të këtij festivali.

Deri më tash, nga “Sunny Hill” kanë konfirmuar se në skenë do të ngjiten Yll Limani, Burna Boy dhe Black Coffee.

Në ditët në vijim pritet “zbulimi” edhe i artistëve tjerë.

Festivali “Sunny Hill” për herë të fundit ishte mbajtur në vitin 2022 në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Tani, festivali do të bëjë rikthim vetëm në Prishtinë pas një pauze një vjeçare, si shkak i përgatitjeve të lokacionit në fshatin Bërnicë e Poshtme.

Zona e caktuar e festivalit, 17 hektarë e dhënë nga komuna është në periferi të Prishtinës, në fshatin Bërnicë e Poshtme.

Festivali në të kaluarën ka sjellë në Prishtinë yje të muzikës botërore si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix si dhe shumë këngëtarë vendas./Paparaci

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci