Të fundit

Marka e veshjeve e njohur edhe në Kosovë drejt falimentimit

Marka ESPRIT Europe dhe gjashtë kompani të tjera gjermane të grupit të modës do të bëjnë kërkesë për falimentim nën vetëadministrim të mërkurën (15 maj).

Këtë e ka njoftuar kompania, ndërsa grupi i veshjeve Esprit Holdings, i listuar në Hong Kong, kërkon të ristrukturojë biznesin e tij evropian.

Për Esprit kjo është procedura e dytë e falimentimit brenda katër viteve, e cila kishte larguar nga puna rreth një të tretën e fuqisë punëtore dhe ka mbyllur 100 degë.

Kompania ka paraqitur kërkesat tashmë për falimentim në Belgjikë dhe Zvicërr.

Operimi i  biznesit do të vazhdojë deri në njoftimin e mëtejshëm, kanë njoftuar nga grupi i modës, duke shtuar se rreth 1.500 punonjës do të preken drejtpërdrejt nga falimentimi.

Megjithatë një investitor financiar ka shprehur interes për pjesë të rëndësishme të aseteve të Esprit, ndërsa bisedimet po vazhdojnë për blerjen e të drejtave të markës për Evropë.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci