Të fundit

Plagoset kryeministri sllovak, Robert Fico

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3. Një i dyshuar është arrestuar, thonë mediat.

Nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha konfirmoi incidentin gjatë një seance të parlamentit dhe e shtyu atë deri në njoftimin e mëtejshëm, tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Ngjarja ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico ka ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Një reporter i gazetës së përditshme Dennik N dëgjoi të shtënat dhe më pas pa ndihmën e shpejtë duke e çuar kryeministrin në një makinë.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci