Ajo ka shfaqur një numër pamjesh gjithnjë e më të guximshme gjatë javëve të fundit.
Dhe Rita Ora tregoi një tjetër veshje provokuese të martën, teksa ndau një sërë fotosh nga udhëtimi i saj në New York.
Këngëtarja, 33 vjeçe, vizitoi qytetin me bashkëshortin e saj,Taika Waititi, për të marrë pjesë në Met Gala të javës së kaluar, ku ajo u shfaq në një fustan të ndërlikuar me rruaza.
Derisa imazhet i ndau në Instagram, biondja ka ngritur temperaturat edhe një herë me veshjen me të brendshme.
Rita ka shfaqur plotësisht këmbët e saj të tonifikuara dhe këtë dukje e kompletoi me një palë çizme të bardha me taka të larta.
Pamjes i shtoi një xhaketë të ngjashme dhe një palë syze dielli po ashtu të bardha.
Krijuesja e hitit “Anywhere” tërhoqi vëmendjen në eventin vjetor të modës, duke i lënë pak imagjinatës me një paraqitje thuajse nudo.
Artistja me origjinë nga Kosova shquhet për stilin unik dhe për daljet publike të tilla.