Të fundit

Dëshmitarja e plagosjes së Ficos: Dëgjova tri – katër të shtëna, i pashë plagë në kokë dhe gjoks

Një dëshmitare e plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se ajo dëgjoi tri-katër krisma dhe se e pa Ficon duke u rrëzuar në tokë. Dëshmitarja tha se pa plagë në kokën dhe gjoksin e kryeministrit.

Pasi u fut në veturën zyrtare me shpejtësi, raportohet se Fico u dërgua me helikopter në një spital lokal, raporton televizioni BBC.

Në pamje shihen disa pjesëtarë të forcave të sigurisë duke kapur një të dyshuar pranë qendrës kulturore në qytezën Handlova.

Presidentja në largim e Sllovakisë, Zuzana Caputova, tha se ajo është e shokuar nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij fuqi për t’u shëruar.

Fico u rikthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit vitin e kaluar si udhëheqës i një koalicioni populist e nacionaist.

Në janar, ai i ndërpreu ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci