Të fundit

Mourinho dhe Vedat Muriqi në sezonin e ri pritet të jenë në të njëjtin ekip

Trajneri i njohur Jose Mourinho dhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pritet që edicionin e ardhshëm të punojnë së bashku në një ekip.

Kandidati për presidentit i klubit të Fenerbahçes ka bërë të ditur se në planet e tij është trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho.

Përpos Mourinhos, Fenerbahçe është duke menduar edhe rikthimin e Vedat Muriqit në skuadër.

“Fenerbahçe duhet të konkurrojë me trajnerë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha. Një luftë që duhet të jetë brenda dhe jashtë vendit. Një klub si ky duhet të jetë lider në Turqi dhe të ketë sukses në Europë, të paktën të luajë një finale. Le të punojmë për këtë, javën e kaluar takova Mourinhon për 2 orë dhe në fund i thashë se Fenerbahce ka nevojë për të ashtu siç atij i duhet Fenerbahçes. Ai e mirëpriti propozimin, negociatat janë duke u zhvilluar dhe nëse zgjidhem president i Fenerbahçes, do ta emëroj Mourinhon si trajner sepse nuk dua që fëmijët të jenë më të trishtuar. Duhet një operacion i madh, ne do të rekrutojmë lojtarë në përputhje me dëshirat e tij. Ai e pa ndeshjen kundër Konyaspor dhe ishte gjithashtu i lumtur”, ka thënë Aziz Yildirim për Fanatik, transmeton Paparaci.

Vedat Muriqi po shihet si zëvendësuesi i duhur i sulmuesit Edin Dzeko, i cili pritet të transferohet në Arabinë Saudite.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci