Të fundit

Trepça nis rikthimin, emëron Rafet Prekazin si drejtor sportiv

Klubi futbollistik Trepça ka nisur përgatitjet për edicionin e ri, me synime për rikthimin në Superligën e Kosovës.

Trepça paralajmëroi dje se kanë nisur mobilizimin për rikthimin në elitë, teksa sot kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me ish-futbollistin e trajnerin e famshëm kosovar, Rafet Prekazin.

Prekazi do të mbaj postin e drejtorit sportiv te klubi i Trepçës. Ai është shprehur i lumtur me pozitën e tij të re, ndërsa ka potencuar se do ta rikthejnë edhe njëherë në majat e futbollit kosovar klubin e Trepçës.

“Jam shume i lumtur që jam rikthyer në folen time, besoj se kemi të bëjmë me një projekt shumë serioz ku në momentin e parë që më është prezantuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesën ti bashkëngjitëm klubit dhe ta rikthejmë namin e dikurshëm të skuadrës së KF Trepçës në majat e futbollit kosovarë, ku prioritet është rikthimi në Superligën e Kosovës”, ka thënë Prekazi për faqen zyrtare të klubit mitrovicas.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci