Të fundit

“Do e lidh në karrige”, te Bologna nuk dorëzohen për Thiago Mottën

Bologna do të rikthehet në luajë në Champions League pas plot 60 vitesh. Ekipi emilian zhvilloi një sezon të mrekullueshëm, duke merituar plotësisht kualifikimin në turneun e më të fortëve.

Tifozët po festojnë ende, ndërkohë që puna për drejtuesit nuk mbaron kurrë. Dhe pjesa më e vështirë është mbajtja e “yjeve”. Duke nisur nga tekniku Thiago Motta e deri te sulmuesi Joshua Zirkzee.

Trajneri është afër kalimit te Juventusi, por te Bologna nuk dorëzohen dhe kanë besim se do e bindin të qëndrojë të paktën edhe një sezon në “Dall’Ara”. Synim që e konfirmon Claudio Fenucci, CEO i klubit.

“Do të doja ta lidhja Thiago Mottën në një karrige, por nuk është e thjeshtë. Të martën ose të mërkurën do të bisedojmë me të për të ardhmen. Të shohim se çfarë do të na thotë.

Dëshira jonë është të vazhdojmë së bashku. E njëjta gjë vlen edhe për gjithë futbollistët tanë, emrat e të cilëve lidhen me klube të ndryshme.

I vetmi që është Zot i fatit të tij është Zikzee, i cili ka disa klauzola, por ne do të përpiqemi në javët e ardhshme që ta mbajmë edhe Joshuan në skuadër”./SuperSport

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci