Një 50-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje të hënën në Dragash.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se sipas hetimeve fillestare, familjarët kanë deklaruar se e kanë gjetur viktimën të varur në rrethojat e një objekti te axha i tij.
“Policia bashkë me Prokurorinë e Prizrenit kanë filluar hetimet për një rast të vdekjes. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes. Familjaret e kanë gjet viktimën të varur në rrethojat e një objekti te axha i tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Familjare në Brod të Dragashit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Viktima me inciale Z.R. 1974 m/g/k”, thotë Gashi.