Të fundit

Miliona euro, dinarë, dollarë e franga: Policia tregon se çka u konfiskua në aksionin e sotëm në veri

Policia e Kosovës sot njoftoi se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion ky që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë.

Me anë të një komunikate shtesë, policia njoftoi se ka konfiskuar mbi 1 milionë euro, mbi 70 milionë dinarë dhe mbi 19 mijë franga.

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme  materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth  19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet e mëtutjeshme, policia thotë se do të realizohen në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci