Të fundit

Rohde mes rreshtash: Qeveria ta çojë mandatin deri në fund

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka deklaruar se vendi i tij do të jetë i gatshëm të punojë ngushtë me cilëndo qeveri që mund të vije në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Nuk kam mendim në lidhje me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Kur të ndodhin gjërat ne do të shohim si po shkojnë ato dhe deklarohemi. Ne do të punojmë me aleatin tonë Kosovën kushdo që vjen apo çfarëdo që është përmbajtja e Qeverisë se ardhshme”, tha ai në Tv Dukagjini.

Megjithatë ambasadori gjerman ka një mendim që thotë se është personal.

“Sipas mendimit tim krejtësisht personal është diçka e mirë kur qeveritë kanë një shumicë të madhe të përfundojnë mandatin”.

Rohde thotë se Gjermani në 60 vitet e fundit vetëm 2 apo tri herë kanë mbajtur zgjedhje te parakohshme.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci