Të fundit

Von Cramon: Serbia ka interes ta instrumentalizojë Kosovën, s’ka interes që t’u japë zgjidhje gjërave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon është shprehur e dëshpëruar për mos-anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Cramon shpreson që sa më shpejt Kosova të bëhet pjesë e KiE.

“Më vjen shumë keq! Ishte një shans i madh për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve më të rëndësishme siç është KiE. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë,  dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”, ka thënë Cramon.

Ajo shpreson që anëtarësimi i Kosovës në KiE të jetë në rend ditë në seancën e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

“Shpresoj që Këshilli dhe Komiteti i Ministrave ta vendosin në rend dite në seancën e tyre të ardhshme, dhe shpresoj shumë, që Qeveria e Kosovës para kësaj, ta dorëzojë draft – statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Cramon në Kanal 10.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci