Të fundit

“Ylli” i Realit: “Topin e Artë” do t’ia jepja Bellinghamit

Optimizëm te Reali i Madridit pak ditë para finales së Champions League, përballë Realit të Madridit.

“Yjet” e klubit mbretëror kaluan në një zonë të veçantë mikse për të analizuar ndeshjen e madhe të vitit. Vinicius dhe Bellingham treguan se kanë vlerësim maksimal për njëri-tjetrit edhe para mikrofonave. “Unë do t’ia jepja “Topin e Artë” Bellinghamit”, tha braziliani.

Vinicius tregon se si përgatitet për finalen në nivel personal.

“Unë i shikoj gjithmonë ndeshjet e qendërmbrojtësve dhe mbrojtësve të krahut me të cilët do të përballem. I kërkoj ekipit tim ta përgatisë atë për mua. I studioj ata, për të parë se si mund të përpiqen të më bllokojnë. Tani më duhet të shikoj edhe ato të portierëve, sepse mund të më duhet të ekzekutoj penallti”.

Roli i Ancelottit. “Ai më bindi të ndërroj pozicion, nuk doja. Ai më ka mësuar të luaj edhe nga brenda. Në një vit kam evoluar më shumë se në çdo gjë më parë.”

Bellingham ia kthen brazilianit. “Kur Vini është në formë të plotë, është i papërmbajtshëm. E them gjithmonë, më i miri.”

Anglezi do të përballet me një rival që e njeh shumë mirë. “Nuk kam folur me ndonjë ish-shok skuadre këtë javë. Kam folur më herët me Sanchon dhe thamë se do të takoheshim atje. Këta janë njerëz që më morën nën krahun e tyre kur mbërrita dhe kjo do të thotë shumë për mua.”/ Super Sport

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci