Të fundit

Bes Kallaku e mohoi por Çiljeta ‘konfirmon’ lidhjen me aktorin përmes këtij postimi

Ditën e djeshme, një foto e Çiljeta Kormuzit krah Bes Kallakut, trazoi një rrjet të tërë.

Përpos kësaj, ndjekësit po i uronin trashëgime në komente, duke na lënë të mendojmë se dyshja janë në një lidhje bashkë.

E mes aludimeve, duket se ish-konkurrentja e “Përputhen” ka konfirmuar zërat: Ajo dhe Bes Kallaku janë në në lidhje.

Çiljeta ka rishpërndarë një postim në Instastory ku shkruhet: “Urime zemra ime”.

Megjithatë, Besi i mohoi këta zëra duke thënë se ajo është menaxherja e Mandi Nishtulles.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”, u shpreh ai.

Këngëtari tutje theksoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”, tha ai.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci