Të fundit

Kryeministrja italiane ‘ngrin’ kryetarin e Komunës: Unë jam ajo ku*va Meloni, si jeni?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërriti në rajonin e Kampanjas ku u takua me zyrtarë të shumtë, përfshirë kryetarin e bashkisë së rajonit, të cilit iu hakmor për fyerjet e fundit.

Përkatësisht, në fillim të vitit 2024, presidenti i këtij rajoni, Vincenzo De Luca, kishte protestuar bashkë me kryetarë të tjerë komunash ndaj kryeministres së Italisë për bllokimin e fondeve të caktuara për këtë rajon.

Ndër të tjera, De Luca iu referua deklaratës së kryeministres asaj kohe, e cila tha se është e nevojshme që të gjithë të punojnë më shumë për mirëqenien e vendit, në vend që të protestojnë.

“A është e tolerueshme kjo sjellje? Këtu janë me qindra kryetarë komunash që nuk kanë para për administrimin e përditshëm dhe ju na thoni ‘punoni’. Puno ti, kurvë!” kishte thënë De Luca.

Pak muaj më vonë, Meloni gjeti momentin e revanshit. Guvernatori i rajonit e priti atë në qytetin e Caivanos dhe Meloni e përshëndeti në një mënyrë mjaft të pazakontë.

“President De Luca, unë jam ajo kurva Meloni. Si jeni”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane javët e fundit i ka kaluar mjaft aktive në politikë, duke qenë se janë duke u zhvilluar përgatitjet përfundimtare për zgjedhjet e BE-së, të cilat do të mbahen në fillim të qershorit në Bashkimin Evropian. Është Meloni dhe partia e saj ‘Vëllezërit e Italisë’ që duan të arrijnë një rezultat dukshëm më të mirë që do të ndihmonte të djathtën evropiane të merrte plotësisht pushtetin në Bruksel.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci