Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 13:20, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar ajo.
Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.