Të fundit

Grupi Ndërkombëtar i Krizave i bie “pishman”, ndryshon pjesën e raportit ku tha se KFOR-i negocioi largimin e Radoiçiqit

Një draft-raport i publikuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), për sulmin në Banjskë ku thuhej se KFOR-i kishte negociuar largimin e terroistëve serb, kishte nxitur reagimin e KFOR-it.

E pas këtij reagimi, Grupi Ndërkombëtar i Krizave tashmë ka ndryshuar atë pjesë të tekstit.

Teksti është ndryshuar sot më 28 maj, dhe thuhet se “gabimishit” ishte cekur pjesa që KFOR-i ka negociuar largimin e grupit të armatosur serb.

“Ky tekst u përditësua më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti gabimisht deklaroi se personeli i KFOR-it negocioi tërheqjen e grupit të armatosur serb nga bllokimi në Banjska”, thuhet në fund të artikullit të përditësuar.

ICG para se ta ndryshonte artikullin shkruante se “Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”.

KFOR-i pati reaguar menjëherë pas publikimit të këtij draft-raporti.

Në një deklaratë e quajti “raportim të pasaktë”, duke deklaruar se “në asnjë moment nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”.

“Pasi u ftua për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i është koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendusur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjskë erdhi pas një sulmi ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në maj të 2023-s, i cili rezultoi në plagosjen e 93 pjesëtarëve të personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”, thuhej në reagimin e KFOR-it.

Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.

Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi mohon diçka të tillë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ai aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shumë herë që përgjegjësit e sulmit të përballen me drejtësi.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci