Të fundit

Kurti e bën “llugë” edhe fushatën zgjedhore në Preshevë, organizon tubim veç për një parti

Nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi dështoi në zgjedhjet në Shqipëri, e në Maqedoni të Veriut mbështeti koalicionin që hyri në bashkëqeverisje me VMRO-në, partinë e ekstremit të majtë nacionalist, Kurti ka filluar të përzihet edhe në zgjedhjet lokale në Preshevë.

Dhe lidhur me këtë tashmë kanë filluar edhe kritikat e para. Një e tillë erdhi nga Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit, Komandant Lleshit, përcjell Paparaci.

Levent Qazimi, duke shfrytëzuar platformën “Facebook” kritikoi kryeministrin e Kosovës për ndasi, duke thënë se ka organizuar pritje për vetëm njërën parti, pjesë e së cilës janë edhe dy këshilltarët e tij, Mustafi e Sinani.

“E rrugës do të ishte Kryeministër të bëni thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Bujanoc, të tregoni se jeni i pa anshëm dhe jeni i të gjithë shqiptarëve këndej kufirit, të promovoni rëndësinë e pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në këto zgjedhje, duke patur parasysh numrin e madh të migruesve, e veçanërisht të rinjëve nga Lugina këto 4 vitet e fundit, e jo kurrsesi kjo që ju po bëni apo tentoni të bëni”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kujtojmë faktin se Albin Kurti jo rrallëherë është kritikuar për angazhimin e tij direkt në zgjedhjet e vendeve të tjera, madje duke përçarë edhe grupimet shqiptare, siç ishte rasti në Maqedoninë e Veriut, ku për zgjedhjet e majit atje, shumëkush po ia lë fajin për mosshkuarjen në balotazh të një kandidati shqiptar./Paparaci

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci