Të fundit

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda e njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda zyrtarisht e kanë njohur zyrtarisht një shtet palestinez.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sancehz, vendimin për ta njohur një shtet palestinez e quajti si historik.

“Ky është një vendim historik që ka një qëllim të vetëm dhe që është të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen”, tha ai, shkruan AP.

Vendimit të Spanjës iu bashkuan edhe Irlanda dhe Norvegjia, ku flamuri palestinez u ngrit në Dublin tek selia e parlamentit irlandez.

“Ky është një moment i rëndësishëm dhe mendoj se i dërgon një sinjal botës se ka veprime praktike që mund të ndërmerrni si vend për të ndihmuar në mbajtjen gjallë të shpresës dhe destinacionit të një zgjidhjeje me dy shtete”, tha kryeministri irlandez, Simon Harris.

Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës, në njohjen e një shteti palestinez prite t’i bashkohet edhe Sllovenia, duke u bërë kështu shteti i katërt në Evropë që e njeh një shtet palestinez.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci