Të fundit

Suma e ka uruar kundërkandidatin e tij i cili i ka fituar zgjedhjet në Han të Elezit

Kandidati i pavarur, Rufki Suma, ka thënë se e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK-ja Mehmet Ballazhin, i cili ka fituar në Han të Elezit me 50,98% pas numërimit të 100% të votave në këtë komunë.

“Kemi thënë që do të respektojmë vendimin e qytetarëve. Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike përkundër asaj që ka pasë presione, por megjithatë kanë përfunduar mirë. Jemi deklaruar që i pranojmë zgjedhjet dhe  jemi pajtuar me atë rezultat. E kam thirrë në telefon kundërkandidatin për t’ia uruar por s’ka pasë qasje në rrjet dhe  kuptoj që ka qenë në momente festimi, por ia kam uruar përmes mesazhit”.

Suma në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që nuk është penduar që nuk ka bërë fushatë, ndërsa për kundërkandidatin nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhin, tha që shpreson që ai t’i realizojë të gjitha premtimet që i ka dhënë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci