Të fundit

Kundër FIFA-s, Ancelotti merr vendimin e papritur për Real Madridin

Trajneri italian Carlo Ancelotti ka zbuluar se klubi i tij Real Madrid nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025.

Trajneri italian thotë se gjigantët e La Ligës dhe fituesit e rinj të Ligës së Kampionëve do të refuzojnë të marrin pjesë në Kupën e Botës të Klubeve që do të zhvillohet në SHBA vitin e ardhshëm, e të cilin e organizon FIFA.

“Klubi dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në atë turne. Një ndeshje e Real Madridit vlen 20 milionë, dhe FIFA dëshiron të na e japë atë shumë për të gjithë turneun. Në asnjë mënyrë. Ashtu si ne, edhe klubet e tjera do ta refuzojnë ftesën”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti është bërë trajneri më i suksesshëm i Champions League, duke fituar pesë herë trofeun, tre herë me Madridin dhe dy herë me Milanin. Ai kishte fituar edhe Kupën e Evropës dy herë si futbollist, gjithmonë me kuqezinjtë, përcjellë KosovaPress.

Ancelotti ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës me Real Madridin deri në qershor të vitit 2026.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci