Të fundit

Realizohen me sukses në Kosovë, dy operacionet më të ndërlikuara të Kirurgjisë Abdominale

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë realizuar me sukses dy procedura kirurgjike të komplikuara, ajo e Esophagectomia trans-hiatale (procedurë kirurgjike që konsiston në heqjen komplet të ezofagut, nga qafa deri te lukthi me dy prerje, në bark dhe në pjesën e majtë të e qafës).

Si dhe operacioni Whippleit (i cili nënkupton procedurën kirurgjike që konsiston në heqjen e zorrës dymbëdhjetëgishtore, heqjen e kokës së pankreasit, 15-20 centimetra të pjesës fillestare të zorrës së hollë, heqjen e idhzës dhe shkurtimin e kanalit kryesor të vrerit, dhe përfundon me ngjitjen e zorrës së hollë me pankreasin, lukthin dhe kanalin e vrerit).

“Këto procedura kirurgjike konsiderohen si procedura më të ndërlikuara, në kuadër të Kirurgjisë Abdominale”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

“Njëri nga rastet i cili i’u është nënshtruar Esophagectomisë trans-hiatale, është për shkak të karcinomës planocelulare në pjesën e poshtme torakale të ezofagut, ndërsa katër pacientë të tjera janë trajtuar me procedurën sipas Whipple-it (duodenopancreatectomia cephalica), për shkak të karcinomës në regjionin periampullar; një pacient me karcinomë në pjesën descendente të duodenit, ndërsa tre të tjerë me karcinomë në Papilla Vateri”.

“Falë ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, këto operacione u realizuar me një shkallë të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi. Me ç’rast gjithë pacientët janë trajtuar suksesshëm dhe janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”.

Tek asnjëri prej tyre nuk ka pasur komplikime gjatë operacionit dhe komplikime tjera pas operatore.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci