Mbrojtësi Astrit Thaqi është kthyer sërish të luajë për Ballkanin. Ai të hënën mbrëma është prezantuar nga kampioni i Kosovës në futboll.
“Mbrojtësi Astrit Thaqi vjen sërish në folenë e tij. Kampioni ynë tashmë është bashkuar me grupin, për tuu përgatitur bashkërisht për kampanjën evropiane”, shkruan në njoftimin e klubit Ballkani.
31-vjeçari së fundi ishte pjesë e Dritës. Për Ballkanin më herët luajti nga viti 2021 deri në vitin 2023. Me Ballkanin ka fituar dy tituj të kampionit dhe një Superkupë. Titull e fitoi edhe me Feronikelin në edicionin 2018/2019.