Të fundit

Një shpërthim i fuqishëm trondit Tiranën, nuk ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë mbrëmjen e së hënës.

Policia është njoftuar për këtë informacion, por ende nuk ka një adresë fikse, por dihet vetëm se zhurma është dëgjuar në zonën e Myslym Shyrtit.

Top Channel raporton se nga informacion e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtimi.

Policia sqaron se është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe dyshohet se si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci