Të fundit

Prishtina 01 kampione për herë të dytë radhazi në futsall

FC Prishtina 01 është kampione e Kosovës në futsall për herë të dytë radhazi. Pas fitores në kryeqytet, kjo skuadër ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale kundër FC Liqenit, që u zhvillua në një atmosferë madhështore në Drenas. Koha e rregullt e lojës u mbyll në barazim 4:4.

Në vazhdime të dy skuadrat shënuan nga një gol, duke bërë që fituesin e ndeshjes ta përcaktojnë penalltitë. Golat për FC Prishtina 01 u shënuan nga Shefki Kameri (0:1), Fitim Krasniqi (0:2), Arif Limani (0:3), Halim Selmanaj (2:4) dhe Ramadan Alaj (5:5).

Ndërkaq, për FC Liqenin shënuan Jakup Ramadani (1:3), Camillo Sanchez (2:3), Shqipron Brahimi (3:4) dhe Yulian Diaz dy herë (4:4 dhe 5:4).

Në serinë e penalltive, FC Prishtina 01 tregoi efikasitet më të mirë, duke triumfuar për të dytin vit radhazi. Trofeun për ekipin kampion e ndau presidenti Agim Ademi. Kësisoj, Prishtina 01 e mbyll edicionin me kurorën e dyfishtë, pasi paraprakisht kishte triumfuar në finale të Kupës së Kosovës. Edhe në këtë garë në finale e kishte mposhtur FC Liqenin.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci