Të fundit

“Trepça” del me kërkesë për kthimin e pronave, jep 30 ditë afat

“Trepça Sh.A.”, ka nisur një fushatë të re për kthimin e pronave të saj të paluajtshme.

Menaxhmenti i “Trepça Sh.A.” u ka drejtuar një kërkesë publike të gjitha subjekteve juridike dhe fizike, organizatave të shoqërisë civile dhe subjekteve të tjera që aktualisht sipas tyre, po shfrytëzojnë pronat e paluajtshme të ndërmarrjes, që brenda një afati 30-ditor, deri më 10 korrik, të kontaktojnë zyrat e menaxhmentit në Parkun Industrial në Mitrovicë.

Këto prona, siç thuhet në njoftim, do të kthehen në shfrytëzim nga “Trepça Sh.A.”, ku disa prej tyre do të lëshohen me qira dhe disa të tjera do të përdoren për zhvillimin e kapaciteteve të reja.

“Së bashku me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe zyrat regjionale kadastrale jemi duke siguruar dëshmi për pronësinë e “shoqërisë”. Të gjitha këto prona do t’i kthehen në shfrytëzim ndërmarrjes, me ç’rast disa prej tyre do t’i lëshojmë me qira e disa do t’i përdorim për zhvillimin e kapaciteteve të reja. Me qëllim të realizimit të këtyre objektivave, në rend të parë kthimin e pronave tek pronari, Menaxhmenti i “Trepça Sh.A.” ka vendosur që t’i drejtohet opinionit publik me një kërkesë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci