Ju mund të mendoni se nuk ka sekrete në futboll. Ka trajnerë që madje i monitorojnë lojtarët e tyre edhe kur flenë. Por pavarësisht nga të gjitha analizat dhe tonelatat e materialeve për ekipet nga e gjithë bota: ka ende sekrete që mund t’i befasojnë kundërshtarët.
Është thjesht marrëzi kur terreni i stërvitjes ndodhet nën një kullë 217 metra të lartë, e cila është një vend vizitorësh.
Kjo i ka ndodhur kombëtares zvicerane, e cila e ka këtë kullë publike mbi kampin e saj stërvitor në Shtutgart dhe për këtë shkak është ngritur një alarm spiunazhi brenda kampit zviceran.
Për 10.50 euro, secili njeri mund të ngjitet në majën e kullës e cila ofron pamje të mrekullueshme të Shtutgartit dhe zonës përreth. Dhe më së afërmi, ndodhet stadiumi i Gazit, ku stërvitet kombëtarja e Zvicrës.
Variantet e goditjeve nga këndi, gjuajtësit e goditjeve standarde, njëmbëdhjetë startues kundër rezervistëve – gjithçka mund të shihet nga një lartësi e lartë. Me sa duket është e lehtë për spiunët hungarezë, skocezë dhe gjermanë të zbulojnë sekretet më të fundit të kombëtares zvicernae dhe t’ia kalojnë ato trajnerëve të tyre.
Por Federata Zvicerane e Futbollit ka marrë masa paraprake: Gjatë inspektimit në terren disa muaj më parë, delegacioni zviceran u sigurua se pamja që ofrohet në internet nga kjo kullë në fushën e stërvitjes të vështirësohej gjatë përgatitjeve të zviceranëve.
Kulla mbetet e hapur për vizitorët në çdo kohë. Por në anën e kullës ku mund të shihet stadiumi, janë vendosur barriera që ju pengojnë pamjen gjatë stërvitjes së ekipit së Zvicrës.