Të fundit

Mitsotakis pret eurodeputetët, Beleri lidhet drejtpërdrejt nga burgu

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis priti në zyrën e tij kandidatët fitues në zgjedhjet evropiane që do të Demokracinë e Re në Parlamentin Evropian.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm, për shkak të dënimit të tij, Fredi Beleri u lidh me këtë mbledhje përmes një telekonference.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou.

Më herët, kryeministri Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputetin e sapozgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për ta uruar për zgjedhjen e tij si eurodeputet ne Parlamentin Evropian.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci