Të fundit

​Ky është qëndrimi i ambasadorit Hovenier për deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratën e Kuvendit gjithëserb në të cilën Kosova trajtohet si pjesë pandarë e Serbisë.

Hovenier theksoi se ky nuk është qëndrim i SHBA-së apo partnerëve të tjerë, duke shtuar se Kosovën e kanë njohur si vend të pavarur dhe se nuk do të duhej të rinegociohet.

“Ne vetëm mund të shprehim shqetësimin tonë për deklaratat e fundit të një Kuvendi gjithëserb që thotë se Kosova është njëfarë mënyre pjesë e pandarë e Serbisë më duket ashtu e kanë thënë.. mund të them se ky nuk është qëndrimi i vendit tim apo i partnereve. Kosovën e kemi njohur si vend të pavarur sovran demokratik dhe kjo s’është për debat as nuk duhet të ri negociohet duhet të pranohet duhet të kremtohet. Dhe duhet të jetë pjesë e suksesit të rajonit bashkërisht”, tha Hovenier.

Të njëjtin qëndrim Hovenier e dha edhe një ditë më parë.

“Kuvendi gjithëserb” dhe deklarata që doli nga ky takim i mbajtur të shtunën në Beograd, është konsideruar kontradiktore dhe paradoksale për çka analistët politikë konsiderojnë se tashmë Kosova është njohur de-facto.

Takimi i së shtunës, po ashtu vlerësohet se ka për synim krijimin e Serbisë së madhe, ku aty përfshihet veriu i Kosovës.

Për konkluzionet e miratuara në të ashtuquajturën asamble gjithëserbe në Beograd, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, duke i cilësuar këto konkluzione si sulm ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ambasada amerikane në Sarajevë tërheq vërejtjen se “konkluzionet e parlamentit gjithëserb”, të cilat i referohen Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe shtetit të pavarur të BeH janë të rrënjosura në dezinformimin ligjor dhe të mbushura me gabime.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci