Të fundit

Befasi në të dyja kampet: Kjo është 11-shja e mundshme e Shqipërisë ndaj Kroacisë

Ivan Balliu dhe Arbër Hoxha pritet të jenë nga minuta e parë kundër Kroacisë të mërkurën. Trajneri Sylvinho duket se ka vendosur përfundimisht që t’i lë në stol Elseid Hysajn dhe Taulant Seferin.

Kështu kanë raportuar mediat në Shqipëri një ditë para duelit Kroaci-Shqipëri, në kuadër të Grupit B në Euro 2024.

Në majën e sulmit do ta nisë sërish sulmuesi i Chelseat, Armando Broja.

Ndërsa, te Kroacia priten po asht ndryshime rrënjësore në skuadër. Tre futbollistët që e nisën titullar sfidën e parë ndaj Spanjës, Marin Pongrançiq, Josip Stanishiq dhe Ante Budimir do të ulën në stol kundër Shqipërisë.

Në vendin e tyre, në formacion do të hyjnë Ivan Perishiq, Josip Juranoviq dhe sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Bruno Petkoviq. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci