Të fundit

Gjuajti me kallashnikov në Prishtinë: Detaje të reja për arrestimin e Harbin Vitijës

Policia e Kosovës ka gjetur një kallashnikov (AK-47), një granatë dore, një pistoletë dhe 30 fishekë në banesën e Harbin Vitijës, të dyshuarit për të shtëna me kallashnikov të enjten në mbrëmje.

Vitija është arrestuar të martën, ka raportuar Paparaci bazuar në burime brenda organeve të rendit.

Policia ka njoftuar sot për arrestimin dhe kontrollin në banesën e të dyshuarit.

“Lidhur me rastin, me 18.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një granat dore, një AK-47, një pistoletë, 30 fishekë dhe një karikator”, tha Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci