Të fundit

Justin Timberlake shfaqet i prangosur dyerve të gjykatës, refuzoi tre herë të bënte testin e alkoolit

Këngëtari Justin Timberlake është shfaqur i prangosur teksa del nga gjykata, pasi u arrestua nga policia, pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur në Hamptons.

Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës (18 qershor) në Sag Harbor, Nju Jork. Ylli i popit u lirua pa kusht, ndërsa data e ardhshme e gjyqit u caktuar për 26 korrik.

Këngëtari injoroi shenjën ‘STOP’ të policisë dhe u largua, ndërsa u arrestua pak minuta më vonë. Justin refuzoi të bënte testin e alkoolit tre herë duke pretenduar se kishte pirë vetëm një gotë Martini.

Akuzat e ngritura ndaj tij kanë të bëjnë me dy shkelje. Fillimisht këngëtari nuk është ndalur tabelës STOP, e për më tepër ka qenë në anën e kundërt të autostradës.

43-vjeçari ka dy koncerte të planifikuara në Çikago këtë javë, pasuar nga paraqitjet në Madison Square Garden në Nju Jork në ditët në vijim por nuk dihet ende nëse këto evente do të shtyhen apo jo.

 

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci