Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sot kanë shpalosur pllakën dhe portretin përkujtimor të Nekibe Kelmendit brenda hapësirave të selisë Qendrore në LDK.
Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se zbulimi i pllakës përkujtimore është bërë në përvjetorin e trembëdhjetë të ikjes në amshim të Nekibe Kelmendit.
”Portreti i saj, i vendosur tashmë përballë Enver Malokut, e në varg me të tjerë që do të pasojnë, do të shërbejnë si rikujtim i fuqishëm për secilin që kapërcen nëpër korridorin hyrës të kësaj shtëpie të demokracisë” shkroi Abdixhiku.