Të fundit

RTK rrezikohet nga borxhet milionëshe, replika mes Hotit e Boletinit në Komision

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se buxheti i radiotelevizionit publik po rrezikohet nga përmbaruesit për shkak të borxheve të trashëguara që arrijnë vlerën 1,6 milionë euro.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku po shqyrtohet raporti vjetor financiar për vitin 2023 dhe të komisionit rregullativ të Prokurimit Publik, Boletini tha se edhe këtë vit RTK po ballafaqohet me borxhe të vjetra.

“Për pagesën e stafit janë shpenzuar mbi tetë milionë euro. RTK është ballafaquar edhe këtë vit me borxhe të vjetra. Në vitin 2024 gjendja është edhe më e keq. Deri më tani i kemi 189 mijë euro të mjeteve që janë tërhequr nga përmbaruesit me vendim të gjykatave”, deklaroi ai.

Kurse, Drejtori i Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se janë mbi 744 punëtorë të rregullt, për çka theksoi se numri ka qenë shumë më i madh.

Për këtë ka pasur kritika deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se fokusi duhet të jetë në cilësi programore.

“Unë e kam pritur qe kemi me ardhur në këtë moment. Unë nuk kam pritur që do të vendosni rregullsi. Brengën e kam pasur, por prapë bazohesha në fjalët e tuaja të mëdha. Sot me ardh drejtori i RTK-së dhe të krenohet me zvogëlimin e kontratave, ndërkohë që ju duhet të na tregoni se sa emisione janë shkurtuar. Fokusi i juaj është cilësia programore e RTK-së”, tha Hoti.

Duke replikuar me anëtarët e bordit të RTK-së, Hoti tha se janë përgjysmuar të hyrat dhe se ky bord e ka degraduar këtë institucion.

Ndërkaq, në përgjigjen e tij ndaj krtikave të Hotit, Boletini tha se një gjë e tillë është vlerësim politik, duke shtuar se është rritur cilësia programore përkundër numrit të punëtorëve.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci