Të fundit

​Mbahet forumi i parë ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë, premtohet rritje e bashkëpunimit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës kanë nënshkruar sot tre memorandume të bashkëpunimit me shtetin e Portugalisë, në forumin e parë ekonomik mes dy vendeve.

Ky bashkëpunim do të jetë ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s, Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Rrjetit Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë Portugeze (RÇPM) dhe Odës Ekonomike të Kosovës si dhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Studimeve Ekzekutive ISCTE dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se mbështetja e Portugalisë në fusha ndërkombëtare ka qenë shumë e rëndësishme dhe se Kosova do të jetë gjithmonë partnere e besueshme për Portugalinë.

Gërvalla, ka shtuar se Kosova gjatë 2023-tës ka shënuar rritje ekonomike më 9.7 miliardë euro dhe pritet që të arrijë në 10.5 miliardë euro deri në vitin 2025.

“Në vitin 2023 Kosova shënoi një rritje ekonomike mbresëlënëse prej 3.5 për qind që i atribuohet kushteve të qëndrueshme makroekonomike dhe rritjes së eksporteve. PBB-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) jonë u rrit nga 8.9 miliardë euro në 2022 në 9.7 miliardë euro në 2023 dhe parashikohet të arrijë në 10.5 miliardë euro deri në vitin 2025. Inflacioni u ul nga 11.6 për qind në 2022 në 4.9 për qind në 2023 dhe pritet të bjerë më tej këtë vit në 3.5 për qind, duke krijuar një mjedis ekonomik të qëndrueshëm, tërheqës për investitorët.”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujveci ka shtuar se themelet parlamentare mes Kosovës dhe Portugalisë veçse janë vendosur.

“Ky forum i parë dypalësh midis vendeve tona shënon një hap të rëndësishëm domethënës në forcimin e lidhjeve tona ekonomike midis ekonomive dhe njerëzve tanë. Ceremonia e sotme shënon një kapitull të ri të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë. Në nivel parlamentar tashmë kemi krijuar një marrëdhënie më të fortë përmes grupit parlamentar të miqësisë së Kosovës dhe Portugalisë dhe presim me padurim grupin e ri të miqësisë dhe takimin me ta. ”, ka vijuar Bogujevci.

 

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci