Të fundit

Projektligji për ‘kapjen’ e KPM-në procedohet për miratim në seancë

Komisioni për Media e ka shqyrtuar dhe proceduar për miratim në lexim të dytë të Projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media në seancë plenare të Kuvendit.

Raporti i përbërë me 93 amendamente, është votuar me gjashtë vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim që të kalojë në seancë plenare për një lexim të dytë.

Ndërkaq njëri nga anëtarët e këtij komisioni, Mergim Lushtaku ka ngritur si rekomandim, dërgimin në lexim edhe të Komisionit të Venecias.

“Të dërgojmë dhe Komisionin e Venecias, një projektligj i rëndësisë së veçantë, që ka të bëjë me median e lirë”, thotë Lushtaku.

Edhe anëtari tjetër, Agim Veliu ka përkrahur rekomandimin e tij që Komisioni i Venecias të shkojë për diskutim.

Ndërkaq kryetari i komisioni, Valon Ramadani, shprehet se në këtë mbledhje nuk ka kohë për shqyrtimin e këtij projektligji.

“Jam i bindur se do të kalojë si ligj, dhe është në rregull, por ne nuk kemi kohë të shkojmë me Komisionin e Venecias”, tha Ramadani.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci