Të fundit

Incidenti që po hetohet nga UEFA, Daku me një njoftim të ri i ka ‘tronditur’ sërish serbët

Kroacia dhe Shqipëria barazuan 2:2 në raundin e dytë të Euros dhe pas asaj ndeshje ish-sulmuesi kuqezi, Mirlind Daku mori megafonin dhe filloi të brohoriste.

Daku filloi të brohoriste, ndërsa tifozët e përcollën me thirrjet: ‘Të q*** shk**, të q*** maqedonët”.

UEFA nisi zyrtarisht hetime ndaj Dakut dhe pas kësaj reagoi edhe sulmuesi i Rubin Kazanit.

“Përshëndetje të gjithëve. Fillimisht dua të falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në momente të mira dhe të vështira gjatë Kampionatit Evropian. Si çdo futbollist edhe në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër. Kjo mund të kuptohet vetëm në fushë dhe është e vështirë të shpjegosh ndjenjën e të luajturit për kombëtaren, për ata tifozë të mrekullueshëm që na dhurojnë dashuri të pakufishme”, ka shkruar Daku në storjen e tij në Instagram dhe vijon:

“Motoja jonë e parë është ‘e duam Shqipërinë pa kufij’. Këtë po bëj për të gjithë ata që janë lënduar. Sinqerisht Mirlind Daku”, ka shkruar ish-lojtari i Osijekut.

imazh

Shpjegimi i tij nuk u ka pëlqyer serbëve, të cilët pretendojnë se Daku nuk kërkoi falje.

Ata janë inatosur me Dakun që ka përmendur ‘Shqipërinë pa kufij’.

“Turp! Doli një shqiptar që fyeu brutalisht serbët dhe maqedonasit! Nuk i vjen keq, ja çfarë thotë tani!”, titullohet shkrimi në taboidin Kurir, në të cilin shtojnë se “nuk duket të jetë penduar për atë që ka bërë”.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci