Të fundit

Raportohet se ishte cak i aksionit të Krimeve të Rënda, lajmërohet Albert Malisheva

Albert Rexhepi, i njohur si Albert Malisheva, është lajmëruar në rrjetin social Facebook pas raportimeve se ai ishte caku kryesor i një aksioni të zhvilluar sot kundër fajdeve nga Policia e Kosovës.

Dy persona janë arrestuar sot në aksionin e Drejtorisë së Krimeve të Rënda, përfshirë Mefail Shkodrën, për të cilin ka raportuar sot ekskluzivisht Paparaci.

Portali Sinjali ka raportuar se Malisheva është shpallur në kërkim.

Por, ai ka thënë se nuk ndodhet në arrati, por në pushime.

“Nuk jam në arrati po jam në pushim dhe ju përgjigjem thirrjes së policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar Malisheva në një koment në rrjetin social Facebook.

Policia tha sot se dy persona janë arrestuar nën dyshime për fajde dhe detyrim. Dy të arrestuarit dyshohet se e kanë dëmtuar për 600 mijë euro një person, përmes fajdeve.

“Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar dy persona të dyshuar, një mbetet në kërkim policorë, si dhe janë gjetur prova se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të fajdes dhe detyrimit për të cilat janë hetuar. Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale thuhet se janë sekuestruar tri vetura, motorë sportivë, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci