Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë njoftoi sot vendimin e Armenisë për të njohur Palestinën si shtet, duke theksuar “situatën kritike në Gaza”.
“Konfirmojmë përkushtimin tonë ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve. Armenia njeh Shtetin e Palestinës”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme.
Gjithashtu, shtohet se “Jerevani sinqerisht angazhohet për vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajon”.