Të fundit

E konfirmon trajneri i Spanjës: Ndaj Shqipërisë luajmë me rezerva

Spanja nuk ka ndërmend të vijë e relaksuar në sfidën e fundit me Shqipërinë. Pavarërisht arritjes së kualifikimit për fazën pasardhëse, iberikët duan të luajnë për fitore edhe ndaj Kombëtares tonë.

Trajneri Luis De La Fuente tha se do t’i japë mundësinë lojtarëve të stolit të luajnë me Shqipërinë, por duke kërkuar maksimumin.

“Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që po luajnë. Do të përpiqemi t’i lemë pushim dhe t’i japim hakun atij që e tregon edhe në stërvitje. Por do të hedhim në fushë një skuadër shumë fortë dhe të niveli të lartë.”

Shqipëria njeh vetëm humbje në përballjet me Spanjën në të kaluarën, e fundit në miqësoren e 26 Marsit të 2022 ku Kuqezinjtë u mundën 2 – 1.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë do të luhet të hënën në orën 21:00 në Dyseldorf.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci