Të fundit

“Parku i Aventurave” në Gërmi nuk bëhet, Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ka anuluar vendimin e Komunës së Prishtinës lidhur me lejen mjedisore për realizimin e Projektit “Parku i Aventurave” në Peizazhin e Mbrojtur të Parkut Gërmia.

Kështu ka njoftuar Grupi për Studime Ligjore dhe Strategjike (GLPS), OJQ kjo e cila përmes Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike dhe OJQ “Qytetarët Aktiv”, ka ushtruar padi në gjykatën e lartcekur më 12 shkurt 2021.

Siç njofton GLPS, Gjykata e shkallës së parë me aktgjykimin e datës 16 prill 2024, pasi ka administruar të gjitha provat e bashkëngjitura nga Paditësit, ka ardhur në përfundim se ka bazë të mjaftueshme për të konstatuar kundërligjshmëritë që e kanë karakterizuar nxjerrjen e vendimit të Komunës së Prishtinës, datë 26 gusht 2020, për lejen mjedisore të projektit “Parku i Aventurave”.

“Së pari, Gjykata i ka dhënë besim të plotë provave të paditësve më të cilat është konstatuar se Komuna e Prishtinës gabimisht ka aplikuar bazën ligjore për lëshimin e lejes mjedisore, përkatësisht ka aplikuar Udhëzimin Administrativ për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, i cili përcakton se kufizimet e komunës për vendimmarrje për një kategori të projekteve me kapacitete më të mëdha sesa ato që listohen në këtë Udhëzim, ku bën pjesë edhe projekti ‘Parku i Aventurave’ rregullohen me Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”.

“Së dyti, Gjykata i ka vlerësuar të drejta argumentet se Komuna e Prishtinës gjatë vlerësimit dhe miratimit të Projektit ‘Parku i Aventurave’ ka shkelur garancitë kushtetuese të qytetarëve duke ia mohuar të drejtën e pjesëmarrjes në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ata  jetojnë”, ka thënë GLPS në njoftimin për media.

Kjo OJQ njofton se lidhur me këtë rast ende është në fuqi vendimi i Gjykatës Supreme i Republikës së Kosovës, i datës 10 nëntor 2021, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen përfundimtare të rastit.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) e ka vlerësuar si sukses tejet të rëndësishëm vendimin e Gjykatës Supreme mbi pezullimin e lejes mjedisore të projektit “Parku i Aventurave” dhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore për anulimin e vendimit për realizimin e këtij projekti.

 

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci