Të fundit

Dyshohet se u përhap nga sanduiçët, 86 persona në Britani të shtritë në spital nga E.coli

Të paktën 86 persona u shtruan në spital për simptoma të E. coli që mendohet se u përhapen nga disa sanduiçe të para-paketuar që përmbanin marule, kanë konfirmuar zyrtarët shëndetësorë.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se rastet janë ngadalësuar, por janë regjistruar 45 infeksione të tjera, duke e çuar totalin në 256.

Rreth 60 produkte janë tërhequr nga raftet e supermarketeve ditët e fundit si masë paraprake.

Por të gjitha rastet e konfirmuara zhvilluan simptoma para 31 majit.

Që nga e marta, rastet e konfirmuara të E. coli përfshijnë: 168 në Angli, 56 në Skoci, 29 në Uells dhe tre në Irlandën e Veriut, njofton BBC, transmeton Paparaci.

E-coli janë një grup i larmishëm bakteresh që normalisht jetojnë në zorrët e njeriut dhe të kafshëve. Simptomat zakonisht zgjasin disa ditë për t’u zhvilluar dhe mund të përfshijnë: diarre që mund të jetë me gjak, ngërçe në stomak, ethe dhe të vjella.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci