Të fundit

Disa vende mbesin pa rrymë për shkak të shiut

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se pas reshjeve të shiut disa lart-përçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

“Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike, vende-vende edhe me breshër kanë bërë që disa lart-përçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

KEDS tha se aktualisht rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj.

Po ashtu është njoftuar se falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion.

“Reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditën e sotme kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet. Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra, e shkarkime atmosferike vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa Lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci