Të fundit

Arrestohet një polic, dyshohet se e shkaktoi aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku vdiq një person

Inspektorati Policor i Kosovës njofton për arrestimin e një zyrtari policor nën dyshimin për shkaktimin e aksidentit të së shtunës mbrëma në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, me ç’rast një person ka vdekur gjatë së dielës.

Zyrtari policor është arrestuar të dielën mbrëma, raporton Paparaci.

“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.  Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të datës së djeshme ku janë përfshirë katër automjete.

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa 5 personat e  lënduar në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot.

Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik””, njofton IPK.

Të njëjtit, me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e  ndalimit për 48 orë.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente./Paparaci

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci