Të fundit

Fifi flet për Florin: Kam një vit që nuk kam folur me të, po pres t’më shkruajë vetë

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Fifi, ka bërë deklaratën se prej gati një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin.

E ftuar në një emision televiziv, ajo ka përshkruar gjendjen e miqësisë së tyre dhe ka shprehur shpresën për një kontakt të ardhshëm nga ana e tij.

Fifi u shpreh: “Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam një vit që nuk kam folur me të, por kam nga 6-7 muaj. E kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë së muzikës.
Nëse ai kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike”, tha Fifi.

Fifi ka treguar për mungesën e përgjigjeve nga ana e Florit: “Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Dikush do t’i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, u shpreh më tutje Fifi. /Telegrafi/

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci