Të fundit

Gazeta kroate: Situatë e çmendur në grup, Spanja ndryshon të gjithë ekipin, madje edhe portierin!

Mediat kroate raportojnë me çudi të thellë për vendimin e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente për ndryshime rrënjësore në ndeshjet e fundit në grup, sot ndaj Shqipërisë.

Sportske Novosti e Kroacisë shkruan se është e pabesueshme ajo që pritet të ndodhë sot në duelin mes dy ekipeve të Grupit B, në të cilin Spanja do të luajë me skuadër krejtësisht të ndryshuar.

Me dy fitore në dy xhirot e para, Spanja e ka siguruar vendin e parë në Grupin B dhe takimi i xhiros së tretë me Shqipërinë nuk ka asnjë rëndësi për nga rezultati.

Trajneri Luis de la Fuente u gjend në një situatë mjaft komode dhe ka mundësinë të pushojë lojtarët kryesorë të tij për pjesën e mbetur të turneut, ku synon të qëndrojë për një kohë të gjatë, deri në finalen e Berlinit më 14 korrik.

Gjithçka tregon se spanjollët do të ndryshojnë formacionin e plotë. Madje edhe portierin.

“Ky lloj vendimi mund të ndikojë në ndonjë rezultat të çmendur për fatin e Kroacisë, por theksojmë se do të duhej të ishte vërtet një fund i pabesueshëm i raundit të parë”, raporton sot Sportske Novosti.

Mediat spanjolle kanë raportuar sot se formacioni i mundshëm i Spanjës do të jetë ky:

Këto janë formacionet e mundshme, sipas AS

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci