Të fundit

Dënohet me 15 muaj burgim i akuzuari për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të akuzuarin për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it në Zveçan, Nenad Orloviq, me 15 muaj burgim dhe 12.000 euro gjobë.

Kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu Selimaj, tha se vendimi do të bëhet direkt i zbatueshëm meqë vjen si rezultat i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Shtetasi kosovar me kombësi serbe Orloviq u dënua për veprat penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale e huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Ai është në paraburgim prej 26 qershorit të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës ai ka përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale kundër Orloviqit ndërlidhet me 29 majin e vitit të kaluar kur turma e dhunshme e protestuesve serbë lëndoi rreth 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci