Të fundit

Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e poetit Agim Doçi, thotë se ia realizoi këngën e parë në shqip

Ditën e hënë ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi në moshën 76-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore që kishte.

Artisti, i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare, ka bashkëpunuar me emra të njohur mes tyre edhe Dafina Zeqirin.

Agim Doçi

Një reagim për vdekjen e tij në rrjete sociale e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo zbulon se këngën e saj të parë në shqip ia ka punuar Doçi, e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”.

Foto: Screenshot/Instagram

“U prehsh në paqe. Tekstin, këngën time të parë shqipe “Harrimi i dashurisë”. E punuar nga ti, do të mbetet gjithmonë një nga projektet e mia favorite”, ka shkruar ajo.

Doçi thuhet se u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Video nga Paradoks

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M'ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci